11 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

Lajme

64 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

64 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 48 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 11 janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa 5 pacientë janë në respirator (CPAP).

“64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *