A është shtyrë fillimi i vitit shkollor? Tregon ministrja Nagavci

Lajme

Ministrja Nagavci tregon se a është shtyrë fillimi i vitit shkollor.

Gjatë ditës ishte raportuar se procesi i mësimit mund të shtyhet për datën 13 shtator, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.

E lidhur me këtë është deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci.

Nagavci tha për Klan Kosova se nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor.

Ajo theksoi se në mbledhjes e radhës të qeverisë pritet të diskutohen edhe masat e reja kundër COVID-19.

E para e arsimit shtoi se do të respektohen rekomandimet e institucioneve kompetente.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet ditët në vijim, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë, pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19. Natyrisht, ne do të respektojmë rekomandimet e institucioneve kompetente”, u shpreh Nagavci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *