Warning: The magic method RSSAutopilot\Request::__wakeup() must have public visibility in /home/clients/8664d7ddffd4d233140e5717e3eab621/web/wp-content/plugins/rss-autopilot/classes/request.php on line 47
Abrashi i VV-së thotë se refuzimi i ftesës së Hotit nga Vetëvendosje është veprim i pritshëm – INFODIASPORA.DE

Abrashi i VV-së thotë se refuzimi i ftesës së Hotit nga Vetëvendosje është veprim i pritshëm

Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se kjo parti do ta kundërshton procesin e dialogut të udhëhequr nga qeveria.

Abrashi ka thënë se refuzimi i ftesës së Hotit nga Vetëvendosje është veprim i natyrshëm dhe i pritshëm.

“Ne këtë e konsiderojmë si një hipokrizi e hapur publike. Jam i sigurt se dërguesit e kësaj ftese njohin shumë mirë qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje. Këtu kemi pasur një puq institucional ku disa subjekte janë bërë vegël e Presidentit për të shtyrë para disa çështje”.

Deputeti i LVV-së thotë se çdo gjë që ndodh pas 25 marsit kur është rrëzuar me mocion Albin Kurti është e paligjshme.

“Kushdo që merr bajrakun e nisjes së ndonjë procesi pas kësaj date është uzurpator, shkelës i vullnetit demokratikë të qytetarëve e lëre më te jetë bartës i një procesi që po thuhet se do ta definojë të ardhmen e Kosovës”.

Abrashi thotë se nuk janë serioze deklaratat e Hotit se po shkon në Uashington për të negociuar vetëm për Kushtetutën e Kosovës.

“Ky proces është i kompromituar politikisht dhe ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi arsye që të mos besojmë te këta që negociojnë”, tha Abrashi në RTV Dukagjin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *