Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se nuk e ka ditur se Albin Kurti dhe Avdullah Hoti, i kishin personale mosmarrëveshjet mes tyre.
Ai ka ironizuar duke thënë se personat që e kanë emrin me shkronjat tjera përpos “A”, nuk kanë gjasa të afrohen tek karriga e kryeministrit.
Sipas tij, pas zgjedhjeve Kurti do ta heq Hotin nga kjo pozitë.
Postimi i Kelmendit në Facebook:
S’paskan tregu’ Albini dhe Avdullahu që e paskan kaq personale me njëri-tjetrin. Hiqe njëherë Albini Avdullahun, tash Abdullahu – Albinin.
Mandej Albini – Avdullahun pas zgjedhjeve…
Këta që e kanë emrin me shkronja të tjera le ta dinë se njëherë për njëherë s’kanë gjasa të afrohen te karriga e kryeministrit…
Përndryshe, edhe unë e kam emrin me A. Bile edhe inicialet e emrit e mbiemrit i kam bukur të përshtatshme A. K. 😊
Mirë që s’kam ambicie të tilla… edhe pse jetës s’i dihet.