“Afganistani duhet të shërbejë si shembull për demokracitë delikate sikur që janë Kosova”

Lajme

Situata e krijuar në Afganistan ka sjellë reagime të shumta nga gjithë bota.

Gazetari boshnjak, Jasmin Mujanovic, ka thënë se Afganistani duhet të shërbejë si shembull për demokracitë delikate sikur që janë Kosova.

Ai në një shkrimi në rrjete sociale ka thënë se për shtetet si Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioritet dhe ka rëndësi jetike. Në shkrimin e tij ai po ashtu tregoi se ky duhet të jetë paralajmërim edhe për shtete si Ukraina dhe Tajvani, të cilat rrezikohen nga shtetet fqinje me qëllime mbi sovranitetin e tyre.

“Afganistani është një paralajmërim për të gjitha demokracitë delikate, në zhvillim sikur; Ukraina, Tajvani, Bosnja e Hercegovina, Kosova etj. Në skenarët e rasteve më të këqija, premtimet e fuqive të mëdha nuk vlejnë asgjë. Vetëm kapacitetet e fuqisë së fortë dhe aleancat e konsoliduara, formale kanë rëndësi. Për BiH & KOS, anëtarësimi në NATO një përparësi jetike.”, ka shkruar gazetari boshnjak.

Trupat talebane morën kontrollin e kryeqytetit të Afganistanit sot, ndërkohë që ata shfrytëzuan largimin e trupave amerikane nga vendi për të larguar forcat e qeverisë afgane dhe për të marrë pushtetin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *