Ambasada e Japonisë i ofron ndihmë Arben Vitisë në projektet e shëndetësisë

Diaspora Lajme

Për t’i uruar ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia marrjen e detyrës, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawar me bashkëpunëtorë gjatë ditës ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Të dyja palët shprehën shqetësimin për situatën pandemike me COVID-19 që ka përfshirë botën në përgjithësi, por edhe për menaxhimin e mëtejmë të situatës në veçanti.

Ambasada e Japonisë si partner i përhershëm i MSh ofroj bashkëpunimin dhe ndihmën në projekte, me fokus të veçantë në furnizimin me pajisje shëndetësore.

Ministri Vitia falënderoj Aambasadorin për përkrahje të vazhdueshme dhe u dakorduan që në takimet e radhës të radhës të trajtojnë projekte konkrete.

“Shteti i Kosovës është falënderues për shtetin japonez, për ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19”, thuhet në fund të njoftimit. /meKryeministrin.info/

The post Ambasada e Japonisë i ofron ndihmë Arben Vitisë në projektet e shëndetësisë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *