Ambasadori i Italisë në Prishtinë e mbështet Kosovën në ndeshjen kundër Spanjës

Lajme

Ambasadori i Italisë në Prishtinë e mbështet Kosovën, përmend edhe flamurin e himnin.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka reaguar lidhur me ndeshjen e futbollit që do të zhvillohet sot në mes të Spanjës dhe Kosovës.

Orlando ka shkruar në mbështetje të ekipit të Kosovës dhe ka përmendur edhe himnin dhe flamurin e Kosovës, shkruan Express.

Këtë cicërimë Orlanod e ka ilustruar me një fotografi të lojtarëve të Kosovës derisa po festonin golin e Muriqit.

“Ne të gjithë e mbështesim ekipin Kosovës sot. Lojtarët, flamuri, himni dhe të gjitha. Forca Kosova”, ka shkruar Orlando.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në ora 20:45. Kjo është ndeshja e dytë që po zhvillohet në këtë grup për kualifikime në botëror.

Kosova ndeshjen e parë e ka humbur me rezultat 0-3 nga Suedia. Ndërkohë që Spanja ndeshjen e parë kundër Gjeorgjisë e ka fituar me rezultat 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *