Beogradi dhe lista serbe në “shok” nga Albin Kurti: Nuk ka paga për 32 serbët që nuk shkonin në punë

Lajme
Beogradi dhe lista serbe në “shok” nga Albin Kurti: Nuk ka paga për 32 serbët që nuk shkonin në punë kurse merrnin paga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka shpenzuar nga buxheti i saj mbi 135 mijë euro për pagesat e 32 zyrtarëve të komunitet serb, pa shkuar fare në punë asnjë ditë të vetme.Dukagjin Pupovci, zëvendësministër në këtë ministri, në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Mbikqyrjen e Financave Publike, theksoi se që nga ky muaj,kjo ministri do t’ua qesë pagat në zero, pasi sipas tij, këta zyrtarë serb kanë hyrë në listën e pagave pa ndjekur konkursin publik dhe kanë vetëm shkollim të mesëm.Zëvendësministri Pupovci ka deklaruar se kanë provuar që disa herë të kontaktojnë me këta 32 zyrtarë serb, por që vetëm tre prej tyre janë përgjigjur, duke shtuar se Ministria e Arsimit ka pasur më së shumti persona të tillë të punësuar, që kanë dalë nga marrëveshja e Brukselit, për sistemimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, por që të njëjtit për vite me radhë nuk kanë dalë fare në punë, derisa pagat i kanë marrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *