Big Mama zbulon se kush e fiton “Big Brother Vip”

Magazin

Ajo ishte banorja e fundit që u largua nga shtëpia e BBV.

Big Mama ka dhënë sot intervistën e parë pasi daljes nga shtëpia më e famshme e momentit të vend, në “Big Brother Fan Club”.

Këngëtarja la shtëpinë pas debatit me Antonela. Kjo e fundit e akuzoi Big Mamën se e ka sharë serbisht, që gjë acaroi artisten.

Gjatë intervistës, Big-u e mohoi me këmbëngulje ta ketë thënë një gjë të tillë: “Unë di dhe të shaj serbisht.

Por më vjen inat se nuk e kam bërë. Më gjeni një video ku e kam thënë”, është shprehur këngëtarja.

Ndërkohë pyetjes së moderatores Dojna Mema, se cili e fiton “Big Brother VIP”, këngëtarja i është përgjigjur: “Zemra ime është që të fitojë Arjola.

Me gjithë shpirt! Pa marrë parasysh se e kanë akuzuar se po viktimizohet, por mendoj se po bën lojë me një shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista dhe nuk merren për shembull të keq. Por, një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim”.

Pas Arjolës, ajo ka përmendur si pretendent për të fituar Ilirin, që disa herë është votuari si i preferuari i publikut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *