Clark: Serbët bënë një gabim të madh, kanë vrarë familjen Jashari

Lajme

Biseda e Clark me ambasadorin amerikan: Serbët bënë një gabim të madh, kanë vrarë familjen Jashari.

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka treguar se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari në kohën sa ky ishte në Maqedoni.

Ai thotë se Sllobodan Millosheviq e kishte të pamundur të mundte UÇK-në dhe për pasojë vriste shqiptarë të pafajshëm.

“Kur i trajton njerëzit keq, të ngriten kundër më shumë. Sa herë që luftonin kundër UCK-së, vrisnin shqiptarë. Kështu shqiptarët irritoheshin edhe më shumë”, tha ai në Klan.

Ai tregon edhe se si i erdhi lajmi për vrasjen e familjes Jashari.

“Në mars 1998 Shkova në Maqedoni të shihja task-forcën me 1000 ushtarë në kufi. Kur u ula mora një telefonatë nga ambasadori amerikan. Më kërkoi të takohesha urgjent me presidentin Gligorov. Ai më tha se dicka shumë e keqe do të ndodhë. Serbët bënë një gabim të madh. Kanë vrarë të gjithë familjen Jashari dhe kanë acaruar shqiptarët”, thotë ai. “Ai më tha: Shqiptarët nuk janë si boshnjakët, ëkta do të luftojnë. Këtu do të ketë vërtetë konflikt”, shtoi gjenerali Clark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *