Deklarohet Haziri, thotë se nuk do të bëhet as me PDK’në e as me VV’në

Lajme

Lutfi Haziri, ka thënë se nuk do të bashkëpunojë me asnjë parti në zgjedhjet lokale.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Tha se në zgjedhjet lokale s`do të bëhen as me PDK’në e as me VV’në.

“As me VV’në e as me PDK-në. Vetëm do ta përballojmë rundin e parë në zgjedhjet lokale”, theksoi Haziri.
Haziri theksoi se partitë e tjera e kanë gjetur formulën për ta mposhtur LDK’në.

Ajo, sipas tij, është duke nxitur përçarje në parti.
“Çdo parti dhe çdo rival i LDK-së e ka gjet rrugën se si me mund LDK-në. LDK-në e kanë mposht me LDK-në”, u shpreh Haziri në ATV.

Ky është një mësim që thotë se e kanë nxjerr. “Duhet me i kalu inatet mes vete me kriju unitet. E po ashtu imunitet. Duhet të bëhemi bashkë me njëri-tjetrin”, deklaroi Haziri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *