Deputetja Pacolli Dalipi mori pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të SEECP-së

Diaspora Lajme

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli Dalipi, anëtare e Delegacionit të Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP), mori pjesë sot në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të SEECP-së, organizuar nga Parlamenti i Greqisë, në Athinë, online.

Gjatë këtij takimi u prezantuan prioritetet e kryesimit të SEECP-së nga Athina për periudhën njëvjeçare.

Ndër prioritetet e Athinës si Kryesuese në detyrë e SEECP-së do të jetë forcimi i sinergjisë mes vendeve të Evropës Juglindore (ELJ), rritja e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shkëmbimi i praktikave më të mira për funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, në kontekstin e perspektivës evropiane të rajonit të Evropës Juglindore, lidhshmëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm, bashkëpunimi në fushën e investimeve, konkurrencës dhe mobilitetit, adresimi i pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga COVID-19.

Greqia ka marrë Kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore nga Turqia me 1 korrik 2021 dhe do të kryesojë deri me 1 korrik 2022.

The post Deputetja Pacolli Dalipi mori pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të SEECP-së appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *