Derisa të gjithë po e kritikojnë, Kurti lavdëron punën e tij

Lajme

Kurti sot ka lavdëruar punën e tij.

Kryeministri Albin Kurti sot ka prezantuar punët e Qeverisë, të cilat ai i quan të mëdha, përpara anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ku është edhe kryetar.

Kurti tha se me qeverinë e tij, “imazhi i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, asnjëherë nuk është ngritur sikurse sivjet”.

Ai tha se më 2022 do të punojnë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të vazhdojë luftën anti-korrupsion e anti-krim, shkruan Reporteri.net.
“Në vitin që vjen, do të punojmë në zhvillimin e ekonomisë që do të hapë vende të reja të punës, dhe në zhvillimin e drejtësisë që lufton krimin e korrupsionin dhe sjell sundimin e ligjit”, tha kryeministri.

Ai shtoi më tej se krimi i organizuar ka zbarkuar në nivel lokal.

“Na duhet ndihma e të gjithëve për çkapjen përfundimtare të shtetit, sepse edhe zgjedhjet lokale kanë treguar që një pjesë e konsiderueshme e krimit të organizuar nga niveli qendror, ku s’kanë vend sikurse dikur, kanë zbarkuar në atë lokal, dhe duhet të pamundësohet kapja e komuniteteve nga fondet, mjetet, kapitali i zhvatur, i ekstraktuar në këto dy dekata, i cili fatkeqësisht edhe më tej vazhdon t’i ketë pronarët e njëjtë, pa iu kthyer shtetit”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *