Ekspertët tregojnë se çfarë është tregu rajonal i përbashkët

Showbiz

Çfarë është tregu i përbashkët rajonal? Ekspertët: Ndryshon nga CEFTA që është vetëm për shkëmbimin e mallrave.

Ballkani i Hapur është iniciativa e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të përshpejtuar krijimin e tregut rajonal të përbashkët.

Ky proces i nisur nga BE, 7 vite më parë, tashmë po merret në dorë nga vetë liderët e Ballkanit, të cilët e shohin si perspektivën e duhur për të ardhmen e ekonomive të tyre.

Në Forumin e Shkupit liderët nënshkruan tre marrëveshje, të cilat pritet të zbatohen nga mesi i tetorit. Eksperti Eduart Gjokutaj shprehet se fryma e këtyre marrëveshjeve na sjell më pranë tregut të përbashkët.

“Në takimin e fundit shikojmë që qasja e tregut rajonal të përbashkët po merr jetë. Shohim që një lehtësi është heqja e lejeve të punës. Nga ana tjetër në pikat doganore do të ketë një lehtësi në procedura për kalimin e mallrave dhe shërbimeve. Është hedhur edhe ideja për harmonizimin e TVSH-së. Kjo do të thotë një shkëmbim informacioni midis administratave tatimore më të shpejtë, në mënyrë që të mos ketë probleme me taksat.”

Kryeministri Rama para disa ditësh u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të firmosin sa më shpejt marrëveshjet për krijimin e tregut rajonal përpara Samitit BE-Ballkan. Por, rruga drejt një tregu të përbashkët është ende e gjatë shprehet Gjokutaj:

“Nëse CEFTA është një marrëveshje vetëm për shkëmbimin e mallrave, tregu i përbashkët rajonal është një dinamikë shumë më e madhe, sepse përfshin energjinë, përfshin shoqërinë civile, përfshin jetën e përgjithshme të vendit duke filluar nga tregu i punës dhe duke e bërë në tërësi një treg që synohet të ketë sa më shumë lehtësira dhe të mos shihet si një vend i vetëm bazuar në marrëveshje dypalëshe, por si një vend që përfaqësohet nga një unitet normash dhe rregullash të ngjashme me ato të BE-së.”

Departamenti Amerikan i Shtetit për Top Channel, Por edhe Bashkimi Europian kane shprehur mbështetjen për këtë iniciativë që sjell integrimin ekonomik të vendeve nën frymën e BE-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *