Fitore e vështirë e Inter kundër Genoas

Sport

Interi fiton me vështirësi kundër Genoas.

Interi ka fituar në Luigi Ferraris të Genoas duke e mposhtur atë me një rezultat të ngushtë 0-2. Kështu Inter kthehet të fitoret pasi humbjes kundër Milan javën e kaluar dhe barazimit kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve

Interi e ka mundur Genoan si mysafirë sonte, duke u kthyer kështu në Milano me tri pikë.

Kjo fitore e Antonio Contes vjen pas dy serive negative. Fillimisht ishte AC Milan që mposhti Interin në derbi e qytetit, derisa Inter dështoi të fitonte edhe kundër Borussia Mochegladbach në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë kaloi në Luigi Ferraris me dominimin e Inter, por që skuadra e Contes nuk arriti të shënonte gol.

Në pjesën e dytë Inter vazhdoi të jetë kërkues dhe arrin që të shënon në minutën e 63 me anë të Romelo Lukakus.

Inter golin e sigurisë e shënoi në minutën e 79-të dhe ishte D’Ambrosio që shënon me asistim të Rannochias.

Me këtë fitore, Inter arrin në kuotën e 10 pikëve pas 5 xhirove të zhvilluara në Serie A dhe është në vendin e tretë.

Genoa në anën tjetër ka tubuar vetëm 4 pikë dhe është në vendin e 15-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *