Flet edhe Agim Veliu, i dërgon selam Kurtit: Moti jam unë në politikë

Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Hoti, Agim Veliu pas votimit të qeverisë së re, është deklaruar për medie lidhur me atë se a ka pasur ndikim në këtë rezultat të politikave që kanë ardhur deri në formimin e qeverisë së re.

Veliu thotë se rrjedhat politike më tepër ka zgjedhur rezultatin dhe jo shkarkimi i tij nga ky post që e posedon sërish, duke shtuar se nuk e konsideron këtë si revansh të ti ndaj askujt.

“Unë kam pasur një agjendë timen, një program me disa çështje që i kam pasë fillu, e sigurisht që do të vazhdojë me përmbushjen e këtyre kritereve\

Mendoj që rrjedha politike më tepër ka zgjedhur këtë rezultat nuk e konsideroj këtë si revansh timin ndaj askujt, punoj me zbatim të politikave të subjektit që I takoj dhe jo me inat ndaj askujt. Ata gjatë gjithë kësaj kohe e kanë përdorur këtë si revansh ndaj mej. Jeta është e gjatë edhe kur dikush mendon që nuk mundesh, mundesh”, ka thënë Veliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *