Gashi për mospjesëmarrjen e Osmanit në takim: Ishte e ftuar, besoj se ishte e zënë

Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se të gjithë deputetët e këtij subjekti ishin të ftuar në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryetari i tyre Isa Mustafa.

Ai tha se në mesin e tyre e ftuar ishte edhe Vjosa Osmani, por sipas tij ajo ka qenë e zënë për të qenë pjesë në këtë takim të Grupit Parlamentar.

“Të gjithë deputetët, përfshirë edhe zonjën Osmani ka qenë e ftuar në mbledhje”.

”Besoj ka qenë diçka e zënë sepse do të ishte e pranishme”.

”Mua më rezulton se i kemi votat, Lista Serbe mesa di unë do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, pra s’ka kërkim mëshire apo diçka të tillë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *