Gërvalla godet Daken: Mërgimtarët po paguajnë 684.20 euro, për ta dërguar votën me postë

Diaspora Lajme

Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka zbuluar një faturë marramendëse të një mërgimtari që e ka dërguar votën me postë.

Kjo faturë ka kushtuar plotë 684.20 euro.

Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, i drejtohet Valdete Dakës që ta shikoj këtë faturë.

“Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.

Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, transparente janë përpjekjet e Dakës për ta penguar votën e mërgatës.Kjo do duhej ta turpëronte Dakën dhe të gjithë të tjerët që po pengojnë mërgatën.

Postimi i plotë:

Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.

Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.

Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.

14 shkurti po vjen!/meKryeministrin.info/

The post Gërvalla godet Daken: Mërgimtarët po paguajnë 684.20 euro, për ta dërguar votën me postë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *