Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e shtëpisë në Ferizaj

Lajme

Të premten pasdite është gjetur i vdekur një person në Ferizaj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së premtes një person në Ferizaj është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit, ka qenë ekipi mjekësor ai i cili e ka konstatuar vdekjen.

Po ashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar mirëpo duke mos dhënë detaje shtesë, vetëm ka bërë të ditur se vdekja është duke u hetuar. /Lajmi.net/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *