Haradinaj ka një mesazh për shqiptarët në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve

Lajme

Haradinaj shqiptarëve në Mal të Zi: Një ditë si kjo, është përcaktuese për shumë procese që lidhen me mirëqenien tuaj.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit kreu i AAK-së, iu ka bërë thirrje bashkëkombasve në Mal të Zi, që të votojnë për kandidatët shqiptarë në zgjedhjet të cilat po mbahen sot.

”Të nderuar bashkëkombas
Janë orët e fundit para se të mbyllen vendvotimet në Malin e Zi.

Është e rëndësishme për interesat tona kombëtare që vota shqiptare të hudhet në kutitë e votimit”.

Haradinaj shprehet se në këtë ditë zgjedhjesh, ata që dalin për të votuar, vendosin jo vetëm për fatin e tyre por edhe për përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

”Sot, ju vendosni jo vetëm për fatin tuaj, por edhe përcaktimin e politikës së Malit të Zi në katër vitet e ardhshme.

Të gjithë ata që ende nuk e kanë ushtruar të drejtën për votim, ju lus që tu drejtoheni kutive dhe të votoni për kandidatët shqiptar, që denjësisht do ju përfaqësojnë në Kuvendin e Malit të Zi.

Një ditë sikur kjo, është përcaktuese për shumë procese që lidhen direkt me jetën e mirëqenien tuaj, andaj dilni e votoni”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *