Hyseni takon Hoxhajn, flasin për dialogun

Lajme

Skënder Hyseni takon Hoxhajn, flasin për dialogun, takimet e Brukselit e unitetin nevojshëm politik.

Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka takuar sot deputetin e PDK’së, Enver Hoxhajn, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për takimet e realizuara në Bruksel.

Një takim të tillë e ka konfirmuar vetë Hyseni përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar.

Hyseni thotë se në këtë takim me Hoxhajn ka theksuar nevojën për koordinim, unitet dhe për konsensus sa më të gjerë politik në vend.

“Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtjesore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njoftova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën a koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsensus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.

Hoxhaj i PDK’së edhe gjatë fjalës së tij në Kuvend në raportimin e kryeministrit Hoti, ka qenë kritik për mënyrën se si qeveria është futur në këtë proces, duke theksuar se nuk duhet që në Bruksel të diskutohet për tema teknike, por për një marrëveshje përfundimtare e finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *