I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçares që po priste ta transplantonte veshkën

Lajme

Varroset 19-vjeçarja që po priste ta transplantonte veshkën.

I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçares, Nazlije Shefiri nga Mitrovica, e cila vuante nga një sëmundje e veshkëve.

19 vjeçarja ka ndërruar jetë dje ndërsa është varrosur sot në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Vajza 19-vjeçare vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa transplantimin e veshkës priste ta bënte brenda pak ditësh.

Valmir Aliçikaj e ka përjetuar shumë rëndë vdekjen e 19-vjeçares Nazlije Sherifi nga Mitrovica, të cilës priste të ja dhuronte veshkën brenda pak ditësh. Në një bisedë për Gazetën Express, deçanasi tha dje se kur e kuptoi lajmin për ndarjen e saj nga jeta i është dukur sikur ta humbiste ndonjë anëtar të familjes së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *