Ja kur do të merret vendimi për organizimin e vitit të ri shkollor

Lajme

Mësohet se kur do të merret vendimi për organizimin e vitit të ri shkollor.

Qeveria e Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka miratuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Njoftohet se deri më 15 të këtij muaji, vendi do të mund të ketë edhe një vendim rreth zhvillimit të procesit mësimor në vitin e ri akademik.

Kështu qeveria ka obliguar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Komunale që të hartojnë udhëzues për mënyrën e mbajtjes së mësimit.

“Obligohet Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, deri më 15 gusht 2020, të hartojnë Udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit në vitin e ri shkollor-akademik 2020-2021”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ende pa u shfaq rastet e para të infektimit me Covid-19 në vend, atëher qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pati marrë vendim për mbylljen e shkollave.

Mësimi ishte zhvilluar online.

Ndërkohë aktualisht në vend janë konfirmuar 7.652 me koronavirus, derisa 152 persona kanë humbur jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *