‘Jam 100% shqiptare’, kandidatja e VV-së Bernarda Radoncic shpjegon prejardhjen e saj

Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa një nga emrat që është folur për të, ka qenë Bernarda Radoncic.

Në zgjedhjet parlamentare do të kandidojë edhe Bernarda Radoncic, nga Mitrovica. Ajo jeton në Danimarkë dhe nga atje është nominuar për kandidate.

“Jashtêzakonisht të lumtur që Aktivistja jonë nga Danimarka, Bernarda Begu Radoncic, ka fituar të drejtën për të qenë në listë zgjedhore për Deputete të Kuvendit të Kosovës! E duam Bernarden në Kuvendin e Kosovës, sepse ajo më së miri e përfaqëson Mërgatën dhe në përgjithësi interesat e qytetarëve të Kosovës!”, thuhet në një deklaratë në Facebook të korrdinatores së VV-së në Danimarkë, Malësore Gërguri.

Radoncic mban numrin 86.

Vetë Radoncic ka thënë se ajo është e lindur në Danimarkë, por ka prejardhje shqiptare.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur bashkëkombas, ju miq dhe ju mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur mërgimtarë gjithandej nëpër botë!

Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!

Rrugëtimi im në politikë, dhe delegimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!

Unë ju falendëroj secilin veq e veq, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane.

E juaja,
Bernarda!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *