Juventusi e ndien mungesën e Ronaldos, ndalet nga Benevento

Sport

Juventus ka barazuar me rezultat 1-1 sonte kundër Beneventos.

Në këtë ndeshje Përparim Hetemaj ka luajtur për 90 minuta derisa të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Juventusi nuk po di të fitojë pa Cristiano Ronaldon në skuadër.

Pirlo kishte vendosur që në këtë ndeshje ta pushojë yllin portugez, por kjo i ka kushtuar atij me humbjen e dy pikëve në Benevento.
Pjesa e parë filloi shumë më mirë për Juventusin, të cilët erdhën të goli në minutën e 22-të.

Ishte një pasim i Chievos te Alvaro Morata. Ky i fundit u lirua shumë mirë dhe goditi shumë mirë me të majtën për të shënuar gol.

Benevento filloi të ringjallet dhe bën disa sulme rresht, sidomos në fund të pjesës së parë.

Kështu ata arrin te barazojnë rezultatin në minutën e 4-të shtesë të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë ishin Juventusi që e kërkuan golin e epërsisë por nuk arrinin që ta gjenin atë pasi që skuadra e Beneventos mbrohej mirë.

Madje vendasit shpeshherë dilnin në kundërsulme dhe kishin disa mundësi që edhe ta fitojnë ndeshjen.

Ndeshja shkojë në gjashtë minuta shtesë dhe kampionët e Italisë vazhduan me sulme.

Por, edhe kjo shtesë nuk i kreu punë bardhezinjve dhe ata përsëri vinë të një rezultat negative, sidomos në ndeshjet ku nuk luan Cristiano Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *