Kjo ishte krejt çka u diskutua në seancën e sotme të Kuvendit

Lajme

Sot është zhvilluar një seancë e rregullt në Kuvendin e Kosovës.

Pas 29 ditësh është mbajtur seanca e rregullt në Kuvendin e Kosovës, ku kishte përplasje të forta mes pozitës e opozitës.

Kjo zile e Kuvendit të Kosovës nuk u dëgjua që nga 19 tetori. U deshën të kalojnë 29 ditë, për t’u mbledhur përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovë në një seancë të rregullt.

E punimet e kësaj seance u hapën me disa këshilla nga kryekuvendari.

Gazsjellësi u bë kryetemë edhe gjatë kësaj seance plenare, ku edhe solli përplasje të ashpra në mes pozitës dhe opozitës.
Ramush Haradinaj nuk u pajtua me një deklaratë të Mimoza Kurari – Lila, ku sipas tij e prishi edhe diskutimin në Kuvend.

E me një ton më të ashpër Haradinajt iu kundërpërgjigj, shefja e grupit parlamentar të VV-së.

Por përdorimi i fjalës e “futme” e hutoj kryetarin e AAK-së, i cili u shpreh se nuk i kujtohet se e ka përdorur këtë fjalë.

Me Ramush Haradinajn u morr edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila mes tjerash tregoj edhe nivelin e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së.

E deklarimet e sotme të ministres Rizvanolli, kryeministri i vendit mendon se do t’iu shërbejnë si mësime studentëve duke iu referuar deputetëve sipas tij.

Buzëqeshja e kryeministrit Kurti nuk i pëlqeu një deputeti të opozitës, i cili iu drejtua edhe me një pyetje shefit të Qeverisë.

E kur shefi i grupit parlamentar të PDK-së kërkoj edhe një herë fjalën, kryetari i Kuvendit me shaka e pyeti se a do flasë përsëri për komuna.

Punimet në Kuvend, kanë vazhduar edhe gjatë pjesës tjetër të ditës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *