“Kjo Qeveri është e frikshme”, Kimete Berisha nuk ndalet me ‘sulme’ ndaj Kurtit

Lajme

“Kjo Qeveri është e frikshme”, Kimete Berisha e nervozuar që ministria po angazhon këngëtare për fushatën e vaksinimit.

Publicistja Kimete Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë që po angazhon këngëtare në fushatën për vaksinim, raporton Express

Berisha ka shkruar në Facebook se në krejt botën, fushatën për vaksinim e bëjnë mjekët dhe ata që janë kompetentë për mjekësi, derisa në Kosovë po angazhohen ‘VIP-at e estradës’.

“Në krejt botën bëjnë fushatë për vaksinim profesionistët, mjekët, punonjësit mjekësor, të gjithë ata doktorë të respektuar, që janë kompetentë për mjekësi, e në Kosovën e mjerë, Ministria e Shëndetësisë i angazhon në fushatë këngëtaret e VIP-at e estradës! Po kush je ti oj zonja këngëtare, çfarë karizme ke ti që del pakësh e flet për vaksinim…ku di ti çka është mirë e çka është keq për shëndet…”, ka shkruar Berisha.

Berisha thotë se Qeveria nuk ka bërë asnjë fushatë serioze, e cila do t’i bindte qytetarët të vaksinohen.

“Pse duhet të të besojmë ty! Çka prezenton ti! Qeveria nuk ka bërë asnjë fushatë serioze t’i bind shqiptarët të vaksinohen! Na duhen doktorë serioz që me fjalë të buta dhe të urta të bindin të vaksinohesh…Na duhen profesionistë që e dinë për çka është fjala! Se popullata nuk ka faj kësaj radhe… Na hodhi në zjarr qeveria, na tha ‘s’ka virus-dilni kënaquni’…shqiptarët dolën pa asnjë masë mbrojtëse, sepse i besuan qeverisë! Sot e gjithë ditën, gati asnjë qytetar nuk e ka bartur maskën as nuk e ka respektuar distancën!”, ka shkruar Berisha.

“Është frustruese, është depresive dhe dyshuese kur lexon nga mediat ndërkombëtare sesi tani as dy vaksina nuk mjaftojnë, sesi duhet vaksina e tretë…pastaj ku është e treta, mund të ndodh e katërta, e kështu me radhë! Ne lexojmë nga mediat ndërkombëtare se si filan infermierja gjermane ka mashtruar dhe në vend të vaksinave anti-covid, mijëra qytetarëve u ka dhënë ‘ujë e krip’… nejse me ndodh te ne këtu na dhënë ‘krip e kepë’ në vend vaksine…”, ka shkruar Berisha.

Ajo thotë se estrada nuk të bind t’ia dëgjosh këngët, e lëre më për marrjen e vaksinës.

Berisha ka shkruar se kjo Qeveri është e frikshme.

“Lërini estradën! Ata nuk të bindin t’ua dëgjosh këngët (me tekstet më primitive në në planet), e po të bindkan me marrë vaksinën. ….fushata për t’i bindur shqiptarët të vaksinohen – duhet të jetë shumë serioze dhe bindëse…! Çfarë qeverie është kjo kështu, që merret me koncerte, me Shoqatën e Shkrimtarëve të vdekur dhe me Bandën për Dasma e Funerale! Çfarë qeverie është kjo që ministresha e Tregtisë, në vendin më të varfër në Evropë, e angazhon një student 21 vjeçar për ta këshilluar për çështjet e tregtisë dhe industrisë, derisa mijëra gra e burra të diplomuar mbijetojnë pa punë, ose shërbejnë si skllevër nëpër dyqane skllavopronarësh. P.S. Kjo qeveri është e frikshme…!”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe, sot Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se fushatës për vaksinim i është bashkuar këngëtarja Dafina Zeqiri.

Përveç saj, MSH-ja ka angazhuar edhe këngëtaren Shyhrete Behluli e aktivistin e shoqërisë civile, Rron Gjinovcin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *