Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mungesës së kuorumit.
Mirëpo, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duka u bazuar ligjin që ia mundëson atij të caktoj seancën, ka marr vendim që Kuvendi i Kosovës të mblidhet të enjten me 18 nëntor në orën 10: 00.
Konjufca, tha se mbledhja e kryesisë po dështon disa herë radhazi dhe se kjo është shqetësuese për funksionimin e Kuvendit të Kosovës. Ai poashtu njoftoi se të enjten pritet të caktohet nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, pasi që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes kryetar i Komunës së Mitrovicës.
“Kjo është fatkeqësisht e disata herë që kryesia e Kuvendit nuk po mund të mblidhet dhe nuk po ka kuorum. Kjo është vërtetë shqetësuese për funksionimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë në institucionet tona dhe kushtetuta e ka paraparë që Kuvendi nuk mund të bllokohet prej ndonjë trupi të veçantë. Për këtë arsye neni 67 i Kushtetutës së Kosovës ia lejon kryetarit të Kuvendit të thërras seancë dhe të organizojë rendin e ditës. Vendosëm që me vendim të kryetarit të Kuvendit të caktojmë seancën me 18 nëntor në orën 10.
Konjufca tha se Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm mbledhjen e kryesisë, ndërsa shtoi se nuk pranojnë kurrfarë shantazhi.
“Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm dhe në mënyrë të vazhdueshme kryesinë e Kuvendit të Kosovës, kjo është e papranueshme për ne, ne nuk pranojmë kurrfarë shantazhi në kryesinë e Kuvendit të Kosovës aq më keq që Lista Serbe është duke e bërë shantazhin në mënyrë publike, pa e fshehur dhe bile bile me një strategji të shfaqjes së këtij bojkoti, sepse z.Simiq po vjen këtu po shfaqet, pra nuk është që po mungon nga fillimi. Por, po vjen me na tregu që është, pastaj në momentin që po e sheh që ne bashkë me të po jemi katër, që është kuorumi i mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes ai po largohet që ne të mbesim tre e të mos mund të funksionojë kryesia e Kuvendit dhe që të mos mund të merr vendime. Kështu na ndodhi në mbledhjen e fundit sapo filluam ne me mbajt mbledhjen e kryesisë dhe ishim katër Sllavko Simiqi sapo e pa që ne jemi në pragun e kuorumit të nevojshëm ai u largua, foli në telefon me dikë dhe u largua nga mbledhja e kryesisë dhe njëra prej mbledhjeve dështojë në këtë mënyrë. Ai këtë e ka bërë edhe sot, ishte më herët dhe u largua. Pra, nëpërmjet kësaj Lista Serbe po donë me tregu njëfarë lloj kushtëzimi për institucionet e Kosovës, por ky kushtëzim nuk pranohet, ky kushtëzim refuzohet”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit ka folur edhe sa i përket përmbushjes së agjendës legjislative, ku për këtë vit tha se janë 62 ligje që janë proceduar në Kuvend nga ana e qeverisë, prej të cilave bëri të ditur se 11 i kanë përfunduar të dy leximet, ndërkaq 37 janë në procedura të shqyrtimit.
The post Konjufca: Lista Serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm mbledhjen e kryesisë, nuk pranojmë kurrfarë shantazhi appeared first on meKryeministrin.info.