Kryeministri Kurti: Numri i vaksinave do të shumëfishohet gjatë këtyre dy muajve

Diaspora Lajme

Kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19 do të vijë brenda disa ditësh, ka theksuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai theksoi se numri i këtyre vaksinave që do të vijnë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.

Kryeministri tha se numri i vaksina do të shumëfishohet gjatë fundit të këtij muaji, ose fillimit të qershorit.

“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë.

Ndërkaq fundi i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumë-fishin e këtyre”, theksoi Kurti.

E drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 11-të të rregullt, në të cilën ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025 dhe vendime tjera të përgjegjësive të saja kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria në mbledhjen e saj të sotme ka miratuar Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021 – 2025 bashkangjitur me shtojcat: Programi Legjislativ për vitin 2021 dhe Planet Strategjike dhe Operacionale të Ministrive.

Programi i Qeverisë pasqyron qasjen dhe parimet që do të ndiqen përgjatë qeverisjes, sikurse dhe prioritetet themelore dhe iniciativat që do të merren për të përmirësuar gjendjen në vend, në të gjitha fushat.

Qeveria synon të fokusohet në dy prioritete themelore dhe më urgjente:

Menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke synuar që të minimizohen pasojat në shëndetin publik dhe

Lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, të cilat kërkojnë mobilizimin e potencialit shtetëror./meKryeministrin.info/

The post Kryeministri Kurti: Numri i vaksinave do të shumëfishohet gjatë këtyre dy muajve appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *