Në konferencën për media pas takimit me Osmanin, Kryeministri Kurti, është pyetur nga gazetarët se kush do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.
Kurti deklaroi se këtë e vendos Këshilli i Qendrës së VV-së në Prishtinë.
“Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e vendos një gjë të tillë, nuk më takon mua si kryetar, madje as Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e bën një gjë të tillë. Do të ketë process të brendshëm në përputhje me statutin dhe me siguri që do ta kemi emrin që ne duam e I duhet kryeqytetit”, ka deklaruar Kurti.
Kryeministri Albin Kurti në cilësinë e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje sot ka takuar Presidenten Vjosa Osmani, për të folur rreth datës së zgjedhjeve lokale.
Ndryshe, tashmë LDK, PDK dhe AAK kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre për Prishtinën.
Nga LDK-ja do të jetë Përparim Rama, nga PDK Uran Ismaili ndërkaq nga AAK Daut Haradinaj./meKryeministrin.info/
The post Kryeministri Kurti: Se kush do jetë kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës vendos Këshilli i Qendrës appeared first on meKryeministrin.info.