Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në një intervistë dhënë për Agjencinë e lajmeve Kosovapress, ka mbështetur Qeverinë e Kosovës për mospjesëmarrje në nismën rajonale “Ballkani i hapur”. Arifi thotë se kjo nismë nuk është për një Ballkan të hapur pasi Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Ai shprehet i bindur se situata e qetë që po mbretëron aktualisht është për shkak të kontrollimit të veriut nga Serbia, në të kundërtën thotë se kjo e fundit do të fillonte shtypjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Sipas Arifit marrëveshja Kosovë – Serbi do të normalizojë jetën për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ai thotë se situata momentale në Luginë të Preshevës është e brishtë si në aspektin politik, ashtu edhe në aspektin ekonomik. Në aspektin politik, ndikon shumë se si janë duke shkuar bisedat në Bruksel mes palës së Kosovës dhe palës së Serbisë. Në aspektin ekonomik, qeveria e Serbisë nuk ka ndonjë vullnet që të zhvillohet ajo pjesë e territorit, thotë ai.
Ai tregon ndikimin që pati për qytetarët e Luginës vënia e reciprocitetit në targa me Serbinë, teksa kërkon që reciprociteti me Serbinë të vendoset edhe në lëmi tjera
Ndërsa sa i përket nismës rajonale “Ballkani i hapur”, ai e konsideron të drejtë vendimin e Kosovës për të mos qenë pjesë e kësaj nisme.
Ai ka folur edhe sa përket situatës me pandeminë, duke theksuar se situate është nën kontroll dhe se Ministria e Shëndetësisë në Serbi ka ranguar komunën e Bujanocit në mesin e pesë komunave që kanë punuar dhe qytetarët kanë marrë vaksinën, qoftë te parën, të dytën apo edhe të tretën
The post Kryetari i Bujanovcit mbështet Qeverinë e Kosovës për mospjesëmarrje në nismën rajonale “Ballkani i hapur” appeared first on meKryeministrin.info.