Kurti: fitores së shkurtit në mbarë Republikën t’ia bashkëngjesim atë të tetorit komunë për komunë

Diaspora Lajme

Kryeministri dhe njëherësh edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përmes një video-mesazhi.

Kurti ndër të tjera ka thënë se më shumë e më parë se në cilindo nga vendet e tjera ballkanike qytetari i Kosovës e dënon politikën kur ajo e dobëson vendin tonë. Prandaj ka thënë se ashtu siç fituan me 14 shkurt në zgjedhjet e përgjithshme, do të fitojnë edhe në zgjedhjet lokale të Kosovës.

“Komuna është fillimi i çdo politike. Është vendi ku qytetarët ndajnë së bashku të mirat që mund t’i sjell një politikë e ndershme, ashtu si edhe vendi ku ata organizohen për të zgjidhur probleme të vogla e të mëdha që na pengojnë të gjithëve apo ndonjërin nga ne. Kosova ka arritje të pamohueshme sa i përket institucioneve. Por fitorja më e madhe e Kosovës është qytetari i saj”.

Ndërsa sa i përket mosshtyerjes së zgjedhjeve si dhe duke bërë thirrje për respektimin e masave, Kurti thekson:

“Zgjedhjet nuk u shtyn përkundër rekomandimit të IKSHPK-së mbi rrezikun nga pandemia me variantin Delta të virusit Covid-19. Tash neve do të na duhet të marrim pjesë në zgjedhje dhe fitores së shkurtit në mbarë Republikën t’ia bashkëngjisim atë të tetorit komunë për komunë. Ndërkohë dhe tërë kohën, çdo kund dhe secili respektojmë masat dhe kriteret, vaksinohemi dhe mbrojmë e ruajmë njëri-tjetrin edhe veten”, shprehet Kurti.

The post Kurti: fitores së shkurtit në mbarë Republikën t’ia bashkëngjesim atë të tetorit komunë për komunë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *