Kurti: Nuk ka humbur asnjë fond nga projektet e MCC-së për energjinë, dhe se frika dhe paniku për prishje të marrëdhënieve me SHBA janë të pavenda

Diaspora Lajme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit, ku po debatohet për projektin e gazsjellësit ka deklaruar se marrëdhëniet me SHBA nuk qëndrojnë “të varura nga një pe që mund të shkëputet”.

Kurti tha se Kosova nuk ka humbur asnjë fond nga projektet e MCC-së për energjinë, dhe se frika dhe paniku për prishje të marrëdhënieve me SHBA janë të pavenda, dhe po ashtu tha se ai takohet së paku 52 herë në vit me ambasadorin amerikan në Kosovë.

“Nuk na kanë humbur asnjë fond dhe s’ka dëmtim të raporteve me SHBA-në. Frika dhe paniku i tillë janë të pavend, s’ka nevojë askush t’i ketë dhe t’i shpreh publikisht t’i përcjell te të tjerët. Unë së paku një herë në javë e takoj ambasadorin amerikan. Sot kam takim po ashtu, nëse viti i ka 52 javë, unë e takoj 52 herë në vit. Rregullisht jemi në kontaktet me te gjitha temat. Nuk është as aleanca dhe as partneriteti me SHBA dhe sigurinë kombëtare në njërën anë dhe as ai ekonomik dhe zhvillimor në anën tjetër i varur në pe. Nuk qëndron partneriteti jonë i varur për një pe që tash mund të shkëputet shumë shpejt. Prandaj ju lus të gjithë të keni më shumë besim në aleancën dhe partneritetit me SHBA-në”, tha kryeministri.

“ Qeveria e Kosovës nuk i ka vënë kushte MCC-së sa i përket këtij projekti dhe as MCC-ja nuk i vënë kushte qeverisë, pra ka qenë raport partneriteti pa kushtëzime. Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar me kujdes projektin dhe ndikimin në çmimet e energjisë. Kriza energjetike botërore e cila është parashikuar nga ekspertët që të do zgjasë diku deri rreth mesit të vitit tjetër nuk ka të bëjë me këtë projekt dhe as me gazin, ndërkaq termocentrali me gaz i paraparë në projekt me 250 megavat dhe 100 megavat rezervë, do të hynte në përdorim pas 8 vitesh në rastin më të mirë ndërkaq po flasim për një krizë e cila do të përfundonte pas 8 muajsh”.

Kurti ka shtuar se qasja e tyre është që njëherë vjen strategjia e pastaj projekti, dhe kjo ka thënë se beson që është vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

The post Kurti: Nuk ka humbur asnjë fond nga projektet e MCC-së për energjinë, dhe se frika dhe paniku për prishje të marrëdhënieve me SHBA janë të pavenda appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *