Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit e dëmtoi procesin e dialogut

Diaspora Lajme

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se planifikon së shpejti ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.

“Serbia dhe Kosova kanë ambicie evropiane dhe Bashkimi Evropian ishte i qartë, normalizimi i marrëdhënieve është një parakusht dhe kjo është ajo që vendet anëtare e presin, nuk ka asnjë devijim”, ka theksuar Lajçak.

Lajçak tha se ai pret që dialogu të vazhdojë menjëherë posa të formohet qeveria e Kosovës.

“Ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë, por shpejtësia e arritjes së një marrëveshjeje është në duart e palëve. Ne nuk diktojmë shpejtësinë, nëse ata janë të gatshëm të takohen në Bruksel çdo javë, ne jemi të gatshëm t’i takojmë ata çdo javë. “Nëse ata janë gati të takohen një herë në tre muaj, atëherë ne nuk mund t’i detyrojmë ata”, tha Lajçak.

Ai shtoi se është gjithmonë kundër afateve artificiale sepse sipas tij ato nuk funksionojnë.

“Unë thash që i dija detajet e procesit dhe gjithashtu që ishte e mundur të përfundonte brenda një muaji. Ne jemi këtu dhe jemi këtu për palët saherë që të jenë gati, por u takon palëve të vendosin për shpejtësinë”, tha Lajçak.

Sipas tij, është në interes të të dy vendeve që të vazhdojnë dialogun dhe BE është e gatshme të ndihmojë dhe ta lehtësojë procesin.

“Ne jemi këtu për të dhënë zgjidhje dhe unë planifikoj të vizitojë Kosovën dhe Serbinë së shpejti. Unë do tët akohem me presidentin Vuçiq, kryeministrin e ardhshëm Kurti dhe partnerë të tjerë për të diskutuar vazhdimin e procesit tonë. Partnerët e mi janë politikanë seriozë dhe ata e dinë se çfarë njerëzit presin prej tyre – t’i afrojnë ata me të ardhmen evropiane dhe ata gjithashtu e dinë se çfarë BE pret prej tyre”, tha Lajçak.

Kur u pyet se çfarë do të thotë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, Lajçak tha se u takon palëve të vendosin dhe BE do të ndërmjetësojë këtë proces duke mos e diktuar atë.

“Sigurisht, duhet të ketë një vullnet nga të dy palët për të arritur marrëveshje. Nëse nuk ka vullnet, atëherë nuk ka marrëveshje. Por nëse nuk ka marërveshje, nuk ka të ardhme evropiane”, tha Lajçak.

“Kjo do të thotë që duhet të zgjidhni çështjet e juaja dypalëshe ose rajonale para se të bëheni anëtare. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për normalizim të marrëdhënieve”, shtoi ai më tutje në drejtim të Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se BE është në kontakt me administratën amerikane dhe se ata po i mbështesin plotësisht.

“Ata e kuptojnë plotësisht këtë proces, ata janë prapa udhëheqjes së BE-së në këtë proces dhe janë të gatshëm ta bëjnë pjesën e tyre”, tha Lajçak, duke shtuar se administrata Biden ka sjellë përsëri njerëz që njohin rajonin, të cilët kanë një ndjenjë të trashëgimisë dhe përgjegjësisë dhe që besojnë në bashkëpunim midis BE-së dhe SHBA-ve.

I pyetur nëse marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar nën administratën e Trump dëmtoi procesin e dialogut, Lajçak tha se kjo nuk e dëmtoi, por se nuk ndihmoi shumë.

“Ekiziston vetëm një proces i rëndësishëm dhe ai është dialogu i ndërmjetësuar nga BE. Pse? Sepse është i lidhur me të ardhmen evropiane. Asnjë palë e tretë nuk mund t’iu sjellë më parnë BE, vetëm B”, tha Lajçak./meKryeministrin.info/

The post Lajçak: Marrëveshja e Uashingtonit e dëmtoi procesin e dialogut appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *