Leonora në fustan transparent tregon trupin e saj si “peshk”

Magazin

Artistët kosovarë po vazhdojnë të bëhen gati për festat e fundvitit.

E njëra nga këngëtaret e suksesshme gjatë vitit ishte edhe Leonora Jakupi. Këngëtarja që nga fillimi i karrierës së saj komentohet shumë edhe në rrjete sociale.

Janë imazhet e saj të fundit ato të cilat e bëjnë atë të përfolet dhe të komentohet nga ndjekësit e saj dhe më gjërë. Në imazhet e saj të fundit shfaqet shumë elegante e veshur me fustan të zi, me mëngë rrjetë dhe gurë të bardhë rreth supeve.

Këngëtarja e njohur pranoi komplimente dhe pëlqime të shumta nga ana e fansave të saj në hapsirën e komenteve.

Kujtojmë që pak ditë më parë Leonora lansoi albumin e ri muzikor “Amël”, në të cilin u përfshin gjithsej pesë këngë, të gjitha të realizuara me videoklip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *