Limaj pas takimit më Bashën: Na duhet bashkërendim i aktiviteteve mes dy vendeve tona

Lajme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Pas këtij takimi, Limaj në një konferencë për media ka thënë se kanë shkëmbyer medime për zhvillimet në Tiranë dhe Prishtinë.

Limaj thotë se ishte qëndrim i përbashkët që edhe në Tiranë dhe në Prishtinë si kurrë më parë ka nevoje për bashkërendim të aktiviteteve.

“E njoftova Bashën që Kosova është në një moment të rëndësishëm ku duhet bashkim dhe unitet i faktorit politik të Kosovës. Forcat politike në Kosovë duhet t’i përcaktojnë qartë pikat që na bashkojnë në interesin shtetror dhe nuk duhet ceshtjet shtetërore të perzihen në politika ditore”, ka thënë Limaj pas takimit me Bashën.

Më tutje, ai ka thënë se më shumë se kurrë Kosovës i duhet unitet i forcave politke pozitë dhe opozitë.
“Biseduam edhe për dialogun Kosovë Serbi marrëdhniet Kosovë Shqiperi dhe tani më shumë së kurrë është i nevojshëm idenitifkimi i interesave të përbashkëta që duhet të angazhohemi së bashku si shtete në arenën ndërkombëtare”, ka shtuar Limaj.

Nga ana e tij, Lulzim Basha ka thënë se ka pasur kënaqësinë të bisedoj me kreun e Nismës pasi është një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar personalisht për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Ka qenë i pari që lirinë dhe pavarësisht është dashur ta mbroj pas mbariimt të luftës. Takimi me të nuk është vetëm në kuadër të takimeve me kryetar të partive politike në Kosovë, por pertej. Interesat e vendit ai i ka vënë mbi interesat personale”, ka thënë ndër të tjera Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *