Lushtaku thotë se edhe Krasniqi do të përgjigjej sikur Selimi, nëse do të pranonte ndonjë ftesë

Lajme

Lushtaku për bastisjet e EULEX-it, thotë se edhe Krasniqi do të përgjigjej sikur Selimi, nëse do të pranonte ndonjë ftesë.

Pas arrestimit të Jakup Krasniqit dhe konfirmimit të aktakuzës së deputetit të VV-së, Rexhep Selimi ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë të papranueshme pamjet e bastisjes dhe transferimit në Hagë të Krasniqit.

Ai tha se edhe Krasniqi sikur të pranonte një ftesë, do t’i përgjigjej drejtësisë njëjtë ashtu si Selimi.

“Nuk ka dilemë që Jakup Krasniqi do të pranonte çdo ftesë dhe do t’i përgjigjej drejtësisë, ashtu sikurse ju përgjigj edhe Rexhep Selimi. Të dy këta, janë ndër luftëtarët e dalluar që në kohën më të vështirë, morën armët për të mbrojtur vendin nga regjimi kriminal i Serbisë. Roli i tyre ishte shumë i rëndësishëm për konsolidimin e radhëve të UÇK-së. Jam i bindur që lufta e tyre është e pastër, siç ishte i pastër ideali i të gjithë luftëtarëve për lirinë e vendit!”, ka shkruar Lushtaku.

Krasniqi është arrestuar pas 10 orësh bastisjeje në shtëpinë e tij, ndërsa pritet transferimi i tij në Hagë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *