Me 66 vota për Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale

Diaspora Lajme

Me 66 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime, Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka bërë të ditur se më pas komisioni funksional dhe komisionet e përhershme do t’i paraqesin Kuvendit të Kosovës raportin me rekomandime.

“Konstatoj se me 66 vota për, asnjë kundër, pesë abstenime, Kuvendi miraton në parim projektligjin numër 08/L-015 për Gjykatën Komerciale.

Kërkohet nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që në afatin e paraparë me rregulloren e kuvendit ta shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime”, ka njoftuar Bogujevci.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se kjo seancë do të vazhdojë të hënën në orën 10:00./meKryeministrin.info/

The post Me 66 vota për Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *