“Me mujt me marrë ndonjë vaksinë çfarëdo, edhe të rusit e kinezit”, djali kujton fjalët e Cimës para se të vdiste

Magazin

Ka disa muaj që humoristi Rasim Thaçi – Cima ka ndërruar jetë.

Ishte pikërisht Covid-19, virusi i cili i mori jetën Cimës.

Në një shkrim në Facebook, djali i të ndjerit, Artani ka thënë se gjatë kohë sa ishte në intenzivë babai i tij, i kishte thënë që po të kishte vaksinë do e merrte çfaredo të ishte.

I njëjti gjithashtu ka shkruar tutje se çdo qytetarë duhet vaksinuar, pasi shëndeti është mbi të gjitha.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Për vaksinën …

Më kujtohen momentet e fundit të jetës së Babit në klinikën infektive sa ishte po bënim pak bisedë dhe po citoj fjalët e tij :

“Me mujt me mar naj vaksin çfaredo , more edhe të Rusit a Kinezit s’ka lidhje veç me mar“.

I thashe po Babë , shumë shpejt skena lanë Doktorrit pa ja kerku dhe deri te Ministri për me e siguru momentin e parë që do të vinte në Kosovë.

Deri para 1 viti kemi fol çysh me siguru vaksinën , sot del “Shqiptari ekspert” si zakonisht i tona lamive edhe thotë s’bon me mar vaksinën se met Steril , jo se ta qesin Qipin lloj lloj komenti.

Sot jena në kulminacion të pandemisë, dhe po humbim çdo ditë të afërmit tanë , ma shumë se kurrë duhet me i ndihmu njani tjetrit të paktën qito masa me ju përmbajtë.

E fundit jom i sigurt që vaksinat kur i kemi mar si fëmijë të po sa-lindur nuk e kemi ditë kush e ka prodhu edhe a ka pas në të diçka.
Caktoje terminin
Vaksinohu sa nuk është ba vonë
Për ty
Për familjen
Për shoqërin
Shëndeti mbi temat konspirative
Shkroi : “ Një ekspert , lamia nuk dihet “…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *