Ministrja Hajdari: Kam kërkuar nga Kryeministri që të shqyrtojmë barrierat që i kemi me Serbinë

Diaspora Lajme

Si qeveri nuk duhet të ngutemi për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, ka theksuar Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari.

Hajdari është shprehur se nuk është e arsyeshme që të marrin vendim aty për aty dhe të ketë problem në zbatim.

“Unë vetë kam kërkuar nga kryeministri që të shqyrtojmë të gjitha barrierat që i kemi me Serbinë, ka shumë barriera të reja. Ne kur marrim vendim nuk ka kthim pas, dhe nuk është e arsyeshme që të marrim vendim aty për aty dhe të kemi problem në zbatim.

Kryeministri e ka thënë publikisht që kur e vendosim nuk ka kthim pas, ai e ka përmend përgatitjen e doganave dhe kjo përgatitje kërkon zbatim të mirëfilltë të masave të reciprocitetit. Nuk është mirë që Kosova të vendosë një masë të reciprocitetit ad-hoc dhe të kemi problem në zbatim.

Ne kur kemi marrë vendimin për masat e reciprocitetit vitin e kaluar ishte problemi te zbatimi, ne kur e krijuam komisionin për monitorimin e masave të reciprocitetit kemi hasë që është ngadalësi sa i përket doganave”, ka thënë Hajdari në emisionin kallxopërnime.

Ajo ka thënë se do ta diskutojnë vendosjen e reciprocitetit në qeveri dhe do të vendoset edhe për datën.

“Unë i sugjeroj prapë qeverisë sonë që ne duhet të jemi të sigurt kur duam të zbatojmë një masë.

Ky vendim nuk vendoset vetëm nga unë si ministre, ne do të diskutojmë në qeverinë Kurti dhe aty do të vendoset për datën, unë nuk jap datë publikisht sepse varet edhe nga qeveria e Albin Kurti dhe kjo qeveri nuk është vetëm nga një ministre. Sepse aty diskutohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme, ministrin e Financave. Unë i kam kërkuar kryeministrit të lutëm kryeministër ta bëjmë mirë dhe kryeministri e as Rozeta Hajdari nuk largohet nga masa e reciprocitetit”, ka thënë ministrja Hajdari./meKryeministrin.info/

The post Ministrja Hajdari: Kam kërkuar nga Kryeministri që të shqyrtojmë barrierat që i kemi me Serbinë appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *