Molliqaj i pakënaqur me Shpend Ahmetin: Qeverisja e tij nuk i përfaqëson vlerat e PSD-së

Lajme

Dardan Molliqaj i ashpër me Shpend Ahmetin: Qeverisja e tij nuk i përfaqëson vlerat e PSD-së.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti e Dardan Molliqaj kishin dalë si shkak i pakënaqësive dhe bashkë me disa ish-deputetë e kishin formuar Partinë Socialdemokrate. Duket se as në PSD Ahmeti dhe Molliqaj nuk kanë qëndrime të njëjta. Madje sipas kryetarit të këtij subjekti, i pari i Prishtinës nuk i përfaqëson vlerat e partisë, në të cilën bën pjesë me qeverisjen e tij në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Partia Socialdemokrate momentalisht është duke udhëhequr në dy komuna të vendit, në kryeqytet e në Kamenicë.

Por, kryetari i këtij subjekti ka kritika kur flet për punën që është duke bërë në Prishtinë Shpend Ahmeti, ndërsa thur lavde kur pyetet për Qëndron Kastratin.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, thotë se Shpend Ahmeti nuk i përfaqëson vlerat e subjektit në të cilin bën pjesë në qeverisjen në Komunë të Prishtinës.

“Shpendi është antar i PSD-së vetëm anëtar i thjesht, krejtësisht është autonom në qeverisjen në Prishtinë. Qeverisja në Prishtinë nuk i paraqet bindjet dhe vlerat e Partisë Socialdemokrate të strukturës së re që udhëheq me Partinë Socialdemokrate, ndonëse ai është anëtar po qeverisja e tij nuk i paraqet bindjet dhe vlerat tona dhe as strukturat nuk i paraqet bindjet dhe vlerat e Shpendit, ka një autonomi absolute, që s’është e njëjtë me Kamenicën, në Kamenicë, Qëndroni me punën e tij paraqet politikat, përveç që është nënkryetar, më mënyrën qysh i merr vendimet sa ma të majta”, ka thënë Molliqaj, kur është pyetur për punën e Ahmetit.

Ai ka pasur kritika edhe për propozimin që në Prishtinë të vendoset taksë prej 10 euro.

Molliqaj thotë se për këtë temë ka folur edhe me kreun e Prishtinës, megjithatë, shprehet kundër taksës.

“E para nuk pash në qëndrime dhe në atë që fola me Shpendin se ka taksë për ata që vijnë nga jashtë, kishte propozim për taksë të kujtdo që vjen brenda Prishtinës, nëse enësh me veturë, jam absolutisht kundër rregullimit të organizimit urban mbi baza të pagesës, për mu kjo është ndarje klasore. Absolutisht kundër taksës, jo nga Shpendi po kujtdo që e rregullon jetën urbane përmes të ardhurave ose pagesës”, ka thënë ai në Klan.

Shpend Ahmeti ishte zgjedhur kryetar i PSD-së dy vite më parë kur anëtarë të Vetëvendosjes pas pakënaqësive me Albin Kurtit kishin dalë në një parti të re.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, vitin që lamë pas Shpend Ahmeti kishte dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit, derisa, momentalisht nuk mban ndonjë pozitë të lartë në subjekt.

Që nga atëherë PSD-në e udhëheq Dardan Molliqaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *