Moti nga sot deri të dielen, në këtë ditë mund të ketë breshër

Moti

MË: 11 QERSHOR 2020

Sot në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe pak më i freskët sesa dje. Priten intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nsër në tërë rajonin pritet mot pa ndryshime të mëdha. Do të ketë intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin riga apo rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të shtunën pritet stabilizim i motit dhe ngritje e temperaturave, kurse të dielën pas një dite mjaft të nxehtë, pasdite në Kosovë pritet destabilizim i motit me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *