Në kohë pandemie, Kosova përballet me mungesën e anesteziologëve

Lajme

Kosova me mungesë të anesteziologëve.

Anesteziologu, Lulzim Emini, ka folur për rolin e anesteziologëve në vendin tonë, sidomos që nga koha kur ka filluar pandemia e koronavirusit.

Për Klan Kosova ai u shpreh se vendet e rajonit qëndrojnë më mirë se ne sa i përket numrit të anesteziologëve dhe se kjo mungesë ishte e pranishme edhe para pandemisë.

Emini u shpreh se janë gjithsej 14 mjekë të këtij profili që janë infektuar me COVID-19, dhe për shikuesit tanë e tregoi edhe rastin kur atij dhe rreth 10 kolegëve të tij i është dashur që për mbi pesë orë ta operonin një paciente të konfirmuar me këtë infeksion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *