Në mungesë të kuorumit ka dështuar sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, por kryeparlamentari Glauk Konjufca sërish e ka caktuar seancën plenare të radhës që do të mbahet ditën e enjte duke filluar nga 10:00.
Përveҫ Listës Serbe kanë munguar edhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së, përfaqësuesi i kësaj të fundit kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk ka pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së.
Këtë e ka bërë të ditur në konferencë për media shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka folur për rendin e ditës së seancës, ku tregoi se cila do të jetë pika më e rëndësishme e seancës.
“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit prapë nuk ka pasur kuorum, përfaqësuesi i Listës Serbe dhe dy përfaqësues të partive opozitare LDK-së dhe PDK-së nuk ishin aty”.
Anëtari i sapozgjedhur i PDK-së kishte paralajmëruar mosardhjen derisa nuk kemi pasur përgjigje nga anëtari i LDK-së. Sidoqoftë sot Kryetari i Kuvendit komfor të drejtës së tij sipas Kushtetutës caktoi seancën plenare të radhës të Kuvendit me 25 nëntor duke filluar nga ora 10:00”.
“Pika më me rëndësi dhe më me peshë është ajo e shqyrtimit të Projektbuxhetit për vitin 2022 e cila pritet të jetë në trajtim në seancën e radhës” ka thënë Kusari- Lila.
The post Në mungesë të kuorumit dështon sërish mbledhja e Kryesisë së Kuvendit appeared first on meKryeministrin.info.