Orlando: Partitë të veprojnë për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje

Diaspora Lajme

Gjatë ditës së Enjete, Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe me nënkryetarin Gazmend Muhaxheri.

Diplomati italian pas këtij takimi në një postim në Twitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.

“Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm.

Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, ka theksuar Orlando.

Postimi i plotë:

Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm.
Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje./meKryeministrin.info/

The post Orlando: Partitë të veprojnë për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje appeared first on meKryeministrin.info.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *