Osmani kërkon maska falas për qytetarët: Mobilet, telefonat e rinj e veturat e blinduara presin

Lajme

Osmani: Mobilet, telefonat e rinj e veturat e blinduara presin duhet maska falas për qytetarët.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se propozimi i saj për shpërndarjen e maskave falas shumë përdorimëshe për qytetarët është bërë për shkak se ka kërkesa të mëdha nga qytetarët kudo.

Osmani ka thënë se është pikërisht gjendja e rëndë ekonomike që ka bërë atë të propozojë një gjë të tillë.

Kryekuvendarja ka thënë se në vend të kërkesave për shpenzime luksi që bëjnë institucionet siç janë mobiljet e reja, telefonat e madje edhe veturat e blinduara ato shuma të ndahen për maskat falas.

“Është pikërisht gjendja ekonomike e qytetarëve e cila më ka shtyrë që ta bëjë një amandament të tillë. Në vend se të brengosemi për 3 milionë euro që do të shpenzoheshin për maska për qytetarët ne duhet të brengoseshim për shumë shpenzime luksi që janë propozuar nga institucione të ndryshme. Buxheti që mund të shfrytëzohet për maska të merret nga shpenzimet e institucioneve që dëshirojnë t’I shfrytëzojnë për blerjen e mobiljeve të reja, sepse mobiljet munden me pritë. Përderisa buxheti është paraparë për mobilje, telefona të ri, laptopa madje për vetura të blinduara më mirë është që ajo shumë të shfrytëzohet që t’ia lehtësojmë barrën ekonomike qytetarëve që kanë nevojë”, ka thënë Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *