Paralajmëron këshilltari i Kurtit: Nëse realizohet plani Vuçiq-Thaçi, Serbia do t’i kërkojë edhe këto qytete të Kosovës

Lajme

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Tali, ka thënë se Serbia nuk do të ngopet vetëm me “komunat e Rankoviqit”.

Ai ka thënë se Serbia kishte okupuar në vitet 1840-60 “provincat” e banuara me shumicë shqiptare si Nishi, Piroti, Vranja dhe Toplica. Pastaj, sipas tij, Serbia në vitin 1912 i pushtoi edhe “qytetet e shenjta serbe” si Novo Bërdën, Prizrenin, Pejën, Deçanin dhe Durrësin për një periudhë të caktuar.

E kjo siç ka thënë Tali, nëse realizohet plani Vuçiq – Thaçi, për marrjen e territorit të pasur me xehe dhe ujë (Trepçën dhe Ujmanin), Serbia mund t’i kërkojë edhe “Qytetet tjera të shenjta” si Prizrenin, Novobërdën, Graqanicën, Pejën e Deçanin, përcjell Bota sot.

Ai ka shtuar se këto qytete janë “më të shenjta” se Beogradi!

Postimi i plotë i Talit në Facebook:

Serbia nuk do të ngopet vetëm se me “komunat e Rankoviqit”.

Nëse e shikojmë historinë e këtyre dy shekujve të fundit, do të shohim se Serbia gjatë viteve 1840 – 60 koncetrimin e saj e kishte tërësisht te “katër provincat” e banuara me shumicë shqiptare: Nishi, me 248 fshatra; Piroti, me 189; Vranja me po aq fshatra; Toplica me 372 fshatra. Gjithsejtë një territor, të banuar me shqiptarë, me 998 fshatra.

Sepse atëherë okupimi i territoreve tjera “të shenjta serbe” dukeshin utopi.

Veç pasi ja arriti të okupoi dhe ta pastroi etnkisht atë territor atëherë pastaj i rriti apetitet edhe për territoret tjera shqiptare nën matrën e njëjtë, pra të “Tokës shenjtë serbe”.


Siç e dimë me 1912 i pushtoi edhe “qytetet e shenjta serbe” si Novo Bërdën, Prizrenin, Pejën, Deçanin bile edhe Durrësin për një periudhë të caktuar.

Prandaj, nëse “historia est magistra vitae” Serbia, “atëherë” (nëse) kur ta realizon planin Vuçiq – Thaçi, për marrjen e territorit të pasur me xehe dhe ujë (Trepçën dhe Ujmanin), është krejt e logjikshme t’i kërkojë edhe “Qytetet tjera të shenjta” si Prizrenin e Novobërdën, se për Graqanicën, Pejën e Deçanin aty s’kemi çka dyshojmë.

Ato janë “më të shenjta” se Beogradi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *