Parashikimi i motit për sot 2 Qershor 2020

Lajme Moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se edhe dita e dytë e muajit qershor do të vazhdojë si dita e parë me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike sa i përket temperaturave dhe reshjeve. Nga nesër parashihen masa të ngrohta të ajrit të cilat do të vijnë nga jugperëndimi i kontinentit, duke bërë që grafiku në fushat termike të shënojë rritje në të dy vlerat ekstreme. Tashmë ditët parashihen të jenë  më të nxehta, ndërsa nga dita e enjte reshjet do të pushojnë për të vazhduar javën tjetër, por me intensitet më të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *