Pas energjisë elektrike, prizrenasit probleme edhe me ujin

Lajme

Banorët e Prizrenit po përballen me një problem.

Pas shumë ditësh me reduktime të rrymës, në Prizren kjo ka ndikuar që të ketë edhe ndalesa të ujit.

Nga reduktimet e energjisë, më së shumti po përballen me mungesë të ujit qendra e qytetit, lagjja “Bajram Curri”, “Arbana” dhe “Jeta e Re”.

Banorët po ballafaqohen me reduktime të ujit nga ora 20 e mbrëmjes deri në 6 -7 të mëngjesit, dhe kjo sipas tyre është e papërballueshme, njofton Klankosova.tv

Sipas Kompanisë së Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, që furnizimi i rregullt me ujë të kthehet në këto lagje, faktori kryesor është përmirësimi i gjendjes energjetike, pasi furnizimi me rënie të lirë është i pamundur tash kur shumë puse kanë nivel të ulët të ujit dhe duhet medoemos të aktivizohen pompat gjatë gjithë kohës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*

code