Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2021: Ku renditet Kosova

Lajme

Kosova, nga pozita e 99-të, ka rënë në pozitën e 108-të për kah kriteri i fuqisë së pasaportës, duke u radhitur përkrah Libisë dhe Banglladeshit.

Kjo është bërë e ditur nga indeksi global im‘Henley Global’.

Nga ky indeks është theksuar se njësoj sikurse vjet, kosovarët mund të shkojnë vetëm në 40 shtete pa viza.

Ndërkaq, pozitën e parë për kah fuqia e pasaportës e mban Japonia bashkë me Singaporin, pasaporta e të cilave mundëson në shkuarjen e 192 shteteve pa vizë.

Kurse, pasaporta e Shqipërisë e mban vendin e 56-të në këtë listë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *